Capello: Topi i Artë është i Ronaldos

Trajneri italian, Fabio Capello, beson se Cristiano Ronaldo e meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit, sidomos pasi e kualifikoi Portugalinë në Kampionatin Botëror. 28-vjeçari ka qenë në formë të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit 2013, ndërsa vetëm në 18 ndeshjet e këtij sezoni me fanellën e Real Madridit ka shënuar 25 gola.Ndërkaq, Capello mendon se ajo që e kompleton një vit mbresëlënës janë katër golat e CR7 që i shënoi në dy ndeshjet e 'play-offit' kundër Suedisë, për t'ia siguruar pjesëmarrjen kombëtares së tij në 'Brazili 2014'."Këtë vit Cristiano e meriton pa pikë diskutimi. Në vitet e fundit ai gjithmonë është renditur me meritë në vend të dytë prapa Messit, por këtë sezon ai ka bërë gjëra vërtet vendimtare. Kundër Suedisë në 'play-off', ai e kualifikoi Portugalinë e tij në Kampionatin Botëror. Ishte mbresëlënëse", ka deklaruar përzgjedhësi i Rusisë për Deutsche Presse-Agentur.Edhe pse katër herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, mbetet në garë, besohet se rivali kryesor i Ronaldos për çmimin prestigjioz është anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery. Ndërkaq një tjetër rival është edhe Messi që gjithashtu ka zhvilluar një sezon shum të mirë.