Dita e rinovimit të Vidal, kontrata deri në 2018-ën
Sot është dita e Arturo Vidal. Kiliani pritet të rinovoj kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2018-të. Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori i cili mbrëmjen e djeshme përpara gjumit, ka postuar një status në “Twitter” ku shkruan: "Sot, është një ditë shumë e rëndësishme në jetën time. Shpresoj që edhe tifozët e Juventusit të jenë të lumtur". Konfirmimi mbi lëvizjet e sotme ka ardhur edhe nga administratori i deleguar, Morota.Pas disa muajsh tratativa, ka ardhur më në fund edhe dita e firmës, që do të jetë edhe një lëvizje që largon kube të tilla si Barcelona, Real Madrid dhe Bajenri i Mynihut nga lufta për të siguruar shërbimet e tij. Marota ka vendosur ta blindojë yllin e tij. Sipas të gjitha të dhënave, kilieni do të paguhet me një shumë pre 4.5 milionë eurosh, plus bonuse në sezon dhe do të jetë vetëm pas Karlos Tevez.Ky është sezoni i tretë që Vidal luan me Juventusin dhe me shumë mundësi do të jetë më i miri për të, pasi deri më tani në 15 ndeshje ai ka shënuar plotë 10 gola duke u shëndrruar në një goleador të vërtetë. Ndërsa sa i përket të gjitha golave deri më tani me Zonjën e vjetër ai ka gjetur rrugën e rrjetës, plotë 32 herë.