Ivanoviç: Chelsea mund të fitojë titullin

Mbrojtësi i Chelseat, Branislav Ivanoviç është i bindur se ekipi i tij këtë sezon mund të fitojë titullin dhe mund të kalojë Arsenalin me pikë. Pasi fituan titullin nën drejtimin e Carlo Ancelottit gjatë sezonit 2009-10, "Blutë" përfundonin me shumë pikë prapa kampionëve të tre sezoneve të fundit, Manchester United, Manchester City dhe përsëri United.Këtë sezon Chelsea ka filluar në mënyrën më të mirë duke pësuar vetëm dy humbje dhe janë të pamposhtur si vendas për 67 ndeshje përfshirë edhe fitoren e të dielës kundër Southamptonit me rezultat 3-1."Kjo është mundësia jonë më e mirë për të fituar titullin por ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne duhet të vazhdojmë me këtë formë dhe të luftojmë në çdo ndeshje për çdo pike. Një vit më parë, në këtë pjesë të ligës ne kemi humbur shumë pikë por këtë sezon na është dhënë një mundësi. Është gjë e mirë kur luajmë në çdo ndeshje duke e ditur se jeni në rrugën e duhur për të qenë në krye të Premier League. Ne jemi përmirësuar si ekip por këtë duhet ta shfaqim në ndeshje"- ka thënë Ivanoviç për gazetën "Daily Star. Në këtë sezon mbrojtësi serb ka luajtur në 19 ndeshje ku ka realizuar edhe një gol.