Mazzari kërkon me ngulm Lavezzin
Të gjithë janë hedhur në sulm për Lavecin. Inter ka zbuluar se në merkaton e janarit ka si synim kryesor të përforcohet në repartin e sulmit dhe ku emri kryesor që qarkullon në ambientin ziklatër është ai i Ezekier Lavecit. Sulmuesi i PSG po kalon një formë të jashtëzakonshme te PSG ku duket se ka gjetur formën e dikurshme te Napoli.“La Gazzeta dello Sport” e ka hapur sot me titullin: "Mazarri dëshiron Lavecin". Lidhur me këtë fakt duket se edhe presidenti i ri Erik Tohir ka dhënë akordin për ketë lëvizje. Rruga për të shkuar drejt tij duket se është huazim me një vlerë prej 4 milionë eurosh dhe më pas blerja e tij në verë. "El Pocho" është në kërkim të një skuadre ku mund të luajë rregullisht, me qëllim që të jetë në formën më të mirë të mundshme në prag të nisjes së kampionatit botëror "Brazil 2014?. Futbollisti ka pasur telefonatë me trajnerin Mazzari, të cilit i ka thënë se është gati që të vishet zikaltër në Janar.Një vit më parë ai ka qenë pranë një lëvizje të zilklatrit, por shuma prej 28 milionë eurosh e kërkuar nga parizienët ishte shumë e madhe për arkat e dikurshme të Moratit. Në këtë sezon argjentinasi ka luajtur në 11 ndeshje në Ligën e Parë, ku është aktivizuar së bashku me Ibrën dhe Kavanin në 7 ndeshjet e fundit. Inter po kërkon për një huazim për ta blerë në vlerë më një shifër tërësisht të përballueshme prej 15 milionë eurosh.