Gerrard: Suarez mund të bëhet si Messi dhe Ronaldo

Kapiteni i Liverpulit, Steven Gerrard mendon se Luis Suarez mund të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, duke arritur edhe messin e Ronaldon. Sulmuesi Uruguajan realizoi katër gola në fitoren 5-1 me Norwich, duke arritur shifrën e 13 finalizimeve në këtë sezon të Premier Ligë. Performancat impresionuese të Suarez nuk I bëjnë më përshtypje ikonës së Liverpulit, i cili beson se shoku u tij skuadrës mund të bëhet futbollisti më I mirë në botë."Ai dha një tjerër përformancë prej lojtari klasi, ndoshta më të mirën në "Anfield Road". Unë punoj cdo ditë më të dhe nuk impresionohem me atë që bën Suarez, i cili për mëndimin tim radhitet mes më të mirëve në botë. Mendoj se është thuasje në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Mesin. Nëse do të vijojë të përmirësohet, ai do t'i arrijë ata."- tha Gerrard për "The mirror".26-vjecari Suarez mbetet një nga lojtarët më të kërkuar në merkato nga klubet më të mëdha Europiane. Gjatë verës Arsenal këmbënguli deri në fund për ta transferuar në Londër, madje duke qenë i gatshëm për të paguar edhe klauzolën e kontratës, por Uruguajani u bind për të qëndruar në Anfield Road, ku vijon të shkëlqejë me performancat e tij. Me bluzën e Liverpulit ka luajtur 106 ndeshje ku ka shënuar 64 gola, ndërsa me kombëtaren e Uruguajit ka realizuar 39 gola në 71 takime.