Ndahen vazot e Botërorit, ka një grup "ferri"
Edhe dy ditë ngelen për të parë shortin e Kupës së Botës në Brazil, i cili do të hidhet ditën e Premte ora 17:00. Në konferencën për shtyp, që u mbajt në Costa de Sauipe, në shtetin e Bahia-s, FIFA bëri të qartë edhe seleksionimin përfundimtar të skuadrave, ndarjen në bazë të së cilës do të hidhet shorti e njëkohësisht do të formohen edhe grupet e edicionit të 20 të Kupës së Botës. Skuadrat përfaqësuese janë seleksionuar ashtu si edhe në edicionin e fundit me një "kokë serie", ku sigurisht kuptohet ky privilegj i takon vendit organizator Brazilit, si dhe 7 ekipeve më të mira në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.Në zonën evropiane skuadrat janë 9 ndërsa në bashkimin dysh Afrikë - Amerikë e Jugut ekipet përfaqësuese janë 7. FIFA nuk e bën përzgjedhjen në bazë të renditjes së saj, por do të kryejë një short që i paraprin atij përfundimtar, gjë që u shpjegua nga vetë Jerome Valcke. Sekretari i Përgjithshëm i organizmit më të lartë të futbollit në glob deklaroi se përpara shortit do të tërhiqet vetëm një gogël nga vazoja numër 4, pikërisht ajo ku bëjnë pjesë vetëm skuadra nga Kontinenti i Vjetër dhe do të pozicionohet në vazon numër 2, ku bëjnë pjesë 5 ekipet nga Afrika por gjithashtu edhe Kili dhe Ekuadori. Në fund do të arrihet edhe ndarja përfundimtare me katër vazo të përbëra nga tetë skuadra.Për Italinë atëherë ekzistojnë mundësitë që të bien në të njëjtin grup me përfaqësuese të tilla si Brazili, Holanda dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa rasti më i mirë për ta do të ishte një grup me skuadra si Zvicra, Algjeria dhe Hondurasi, gjithsesi problemet për FIFA-n do të evitoheshin dhe do të zgjidheshin një herë e mirë nëse skuadra e evropiane e përzgjedhur në shortin fillestar do të jetë një nga përfaqësueset e dobëta të vazos së fundit, si Bosnja, Greqia dhe Kroacia. Kjo është ndarja përfundimtare e vazove:Vazo 1Kolumbi, Argjentinë, Uruguaj, Gjermania, Spanjë, Belgjikë dhe ZvicërVazo 2Bregu i Fildishtë, Gana, Algjeria, Nigeria, Kamerun, Kili, EkuadorVazo 3Japoni, Iran, Koreja e veriut, Australia, SHBA, Meksika, Costa Kosta Rika, HondurasVazo 4Bosnja, Kroacia, Anglia, Greqia, Italia, Holland, Portugali, Rusia, Franca