Prandelli: Simulimi i shortit, lojë që s'më pëlqeu
Cesare Prendellit nuk i ka pëlqyer aspak shorti virtual i fazës së grupeve të finaleve të botërorit. Sipas trajnerit të Italisë, ishte një shaka që nuk i ka pëlqyer as homologut të tij në krye të Francës, Didië Deshamps."Ishte një lojë e vogël që nuk më pëlqeu shumë, dhe besoj se nuk i ka pëlqyer as trajnerit të Francës Didiw Deshamps, i cili ishte në fluturim pranë meje." - u shpreh Prqandelli.Italia u shortua në të njëjtin grup me Brazilin, Francën dhe Australinë, por tekniku I "Axurrëve" nuk është I kënaqur as me ndarjen e vazove të botërorit."Për mendimin tim, duhet rishikuar cështja e shortit. Ne jemi të shtatët në renditjen e FIFA-s. Është një situatë qesharake" -tha trajneri i Italise.Me një fjalë, Prandelli nuk e ka ngritur shumë zërin për ndihmën që po I jepet Francës, kundërshtares më të bëzdishme për përfaqësuesen italiane në Brazil 2014, por reagon atëherë kur bëhet fjalë vetëm për një provë. Italia sot rrezikon të bjerë në një grup ferri duke qenë se nuk ndodhet në vazon e parë. Në stimulimin e shortit të kaltrit ranë në grupin A së basku me Brazilin., Francën dhe Portugalinë.