Ndahen çmimet në La Liga, Ronaldo më i miri

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shpallur si lojtari më i mirë i vitit në ceremonin Gala të ndarjes së çmimeve për sezonin 2012-2013.Pas marrjes së çmimit, portugezi është shprehur i lumtur: "Jam i nderuar me këtë çmim, dhe i falenderoj të gjithë shokët e mi, njerëzit që janë në jetën time, familjen. Do të vazhdoj të përpiqem për të fituar sa më shumë çmime kolektive dhe më pas edhe individuale”, është shprehur portugezi".Kristiano Ronaldo e përfundoi sezonin me 55 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet, 12 në Ligën e kampioneve. Anësori portugez është në mesin e pesë shënuesve më të mirë në historinë e Real Madrid që nga afrimi me klubin mbretëror në vitin 2009. Vitin e kaluar shënoi 34 gola në La Liga, në 34 ndeshje të luajtura, humbi vetëm katër ndeshje dhe luajti plot 25 sfida.Leonel Messi është shpallur si sulmuesi më i mirë për sezonin e kaluar. Pleshti ka realizuar 60 gola në 50 ndeshje duke lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Alvaro Negredon. Lojtari më i mirë fair play është shpallur portieri i Realit të Madridit, Iker Kasijas, i cili nën drejtimin e Murinjos dhe tashmë me Ancelotin ngroh stolin në La Liga. Portieri i galaktikëve është vlerësuar për profesionalizmin e tij.Zbulimi i vitit është shpallur Asier Illaramendi. Ai shkëlqeu me Real Sociedadin në 34 ndeshje që zhvilloi ndërsa tashmë është pjesë e Realit të Madridit ku ende nuk ka mundur të tregojë vlerat e tij të vërteta. Ai gjithashtu ka fituar edhe çmimin e lojtarit më të mirë mesfushor me aftësi mbrojtëse.Ndërkohë portugezi Kristiano Ronaldo është vlerësuar me çmimin e lojtarit më të vlefshëm duke qenë përcaktues të galaktikët. Portieri më i mirë u shpall Tibaut Kurtis i cili zhvilloi një sezon spektakolar me Atletiko Madridin. Në ceremoninë gala është nderuar edhe Serxhio Ramos që u shpall mbrojtësi më i mirë i vitit.  Ndërsa mesfushori më i mirë sulmues u shpal Andreas Iniesta që edhe sezonin që lam pas zhvilloi një super sezon duke ndihmuar skuadrën për të fituar kampionatin.Lojtarët zgjodhën Diego Palo Simeonen si trajnerin më të mirë në La Liga.