Skënderbeu ruan kreun, Partizani arrin fitore spektakolare

Skënderbeu nuk është ndalur as në takimin ndaj Flamurtarit, duke qëndruar në krye të klasifikimit me 26 pikë, 3 më shumë se Partizani dhe 5 më shumë se Kukësi. Korçarët e kanë shfrytëzuar më së miri ndalesën e durrsakëve të shtunën, teksa 24 orë më pas kanë triumfuar në kryesfidën e javës së 13-të, ndaj Flamurtarit.Sfida u zhvillua në një atmosferë shumë të ftohtë teksa mungonin tifozët në shkallët e stadiumit. Mungesa e "lojtarit të 12-të", nuk e ka penguar skuadrën e Mirel Josës të fitojë me rezultatin e pastër 2-0. I pari që mendoi për të zhbllokuar rezultatin ishte Renato Arapi që pas një goditje me kokë në zonë në minutën e 32-të shënon golin e avantazhit. 7 minuta më vonë Mocka doli me të kuqe dhe e la skuadrën me 10 lojtarë. Portieri i vlonjatëve ndërhyri në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës. Këtu merr goditjen fatale skuadra e Gjokës, e cila në inferioritet numerik, por edhe në disavantazh, nuk e merr dot veten. Pero Pejic do të shënonte golin e dytë për korçarët, ndërsa më herët i ishte anuluar një i tillë për pozicion jashtë loje. "Krahas kësaj kryesfide të javës së 13-të, u luajt edhe njëlloj derbi në "Loro Boriçi", mes Vllaznisë dhe Kukësit. Kuqeblutë kanë treguar dobësi në javët e fundit, kanë pësuar humbje radhazi. Pavarësisht se Semina i ka kaluar herët në epërsi shkodranët, kjo nuk ka vlejtur, sepse pjesa e dytë ka folur tërësisht për kuksianët. Ata janë shfaqur mjaft kërkues dhe ngulmues për të përmbysur gjithçka. Shameti dhe Popoviç shënojnë dy herë në portën e Vujadinovicit, që e ka të vëeshtirë ti organizoj shokëte ekipit në mbrojtje që janë tërësishtë të çorientuar. Vllaznia, duket se futet zyrtarisht në krizë, ndërsa Kukësi e sheh veten gjithmonë e më shumë në ngjitje në klasifikim.Laçi për shumë pak mund të kishte befasuar Partizanën. Deri në minutën e 89-të, kurbinasit po kryesonin 1-0, por më pas erdhën dy gola të demave të kuq që përmbysën gjithçka. Maliqi dhe Hyshmeri janë kthyer në heronj të vërtetë për të kuqtë, teksa kanë realizuar dy herë radhazi në portën e Llanit. Tri pikë shumë të rëndësishëme që i ngjisin në vendin e dytë të besuarit e Hasan Likës.Teuta vazhdon në rrugën e humbjeve edhe me teknikun Italian Sorrentino. Derbi mes durrsakëve dhe kavajasve është vendosur nga një gol i mesfushorit Bernand Berisha në minutën e 57'. Djemtë e detit janë shfaqur të paqartë përpara Bejtes që nuk ka munguar të dhurojë mrekullitë e tija me pritjet e bëra, të cilat arritën kulmin kur tre minuta nga fundi priti një 11-metërsh të goditur nga Tefik Osmani.