Bayern nuk ndalet, Dortmund vuan por fiton

Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola fitoi lehtësishtë në "Allianz Arena" sfidën ndaj debutuesve të Branshvejg. Bavarezët iu falën mbi të gjitha holandezit Arjan Robben, që shënoi që në fillim të ndeshjes golin e avantazhit dhe më pas edhe të dytin duke e dërguar skuadrën e tij me një avantazh 2-0 në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë u kthye në formalitet teksa Bajern administroi avantazhin e dyfishtë, që shënon dhe suksesin e 5-të radhazi.Jurgen Klopp u kthye në qytetin e tij të zemrës, në Mainz duke fituar 3-1, një 90 minutësh ku gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Mainz ishte më kërkues që në fraksionin e parë megjithatë nuk arriti të gjente dot kuadratin e portës së Weidenfeller. Ndërkohë në pjesën e dytë kur pritej që të ishin vendasit ata që do të shënonin, Dortmund shfrytëzoi një goditje standarte duke gjetur avantazhin me një realizim shumë të bukur të Aubemeyang. Gjithsesi skuadra e Tuchel nuk u dorëzua dhe arriti të gjejë golin e barazimit me anë të Choupo Motting që barazoi nga 11-metërshi.Në minutën e 79-të, Aubameyang fitoi një 11-metërsh pasi topi i tij u ndal me dorë nga Soto kur po i drejtohej rrjetës. Lewandowski, që një javë më parë shpërdoroi gjithçka ndaj Bajernit, këtë herë nuk fali duke rikthyer sërish përpara verdhezinjtë. Ishte përsëri polaku që po nga pika e bardhë e 11-metërshit që realizoi në minutën e fundit të shtesës golin e 3 të takimit.Ndërsa në takimet e tjera të javës, spikat suksesi 3-0 i Leverkusen me Nurnberg dhe tetë golat në barazimin 4-4 mes Hoffenheim dhe Verder Bremen. Rafael i ka dhuruar fitoren Borusia Mynshegladbah duke fituar ndaj Freiburgut.