Milanit i rikthehet buzëqeshja, Inter ndalet në barazim
Milani më në fund buzëqesh. Pas suksesit në Champions League, skuadra e Allegrit gjen rrugën e fitoreve edhe në kampionat, teksa ka siguruar një fitore 3-1 me Katanian. Sicilianët zhvilluan një tjetër ndeshje të dobët. Serinë e golave e hapi Castro në minutën e 13-të duke çuar në delir tifozerinë vendase. Por avantazhi i vendasve nuk zgjati shumë sepse Milani pas 7 minutash Montolivo vendosi sërish ekulibrat. Më pas zotërimi i topit është i madh nga kuqezinjtë, por pa u parë të rrezikshëm, përballë portës kundërshtare. Pjesa e dytë dhuroi shumë emocione. Baloteli ishte një protagonist i padiskutueshëm, pas dy rasteve të humbura.Në minutën e 63-të Mario Balotelli shtang portierin Andujar duke kaluar në avatazh skaudrën e tij. Momenti përcaktues i ndeshjes erdhi pak momente më pas kur Tachtsidis kreu një faull të rëndë ndaj sulmuesit italian duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë. Ky episod zgjoi skuadrën siçiliane që rrezikoi disa herë portën e miqve por Kaka vulosi gjithçka në minutën e 81-të duke i dhënë oksigjen Massimiliano Allegrit dhe Adriano Gallianit.Interi nuk ka arritur të mbajë avantazhin deri në fund të takimit ndaj Sampdorias, duke barazuar me rezultat 1-1. Kjo sfidë ishte njëkohësisht e para nën drejtimin e presidentit të ri Erick Thohir. Ndeshja spektakël e organizuar në Giuseppe Meazza kishte 50 legjenda të klubit të grumbulluar në stadium për sfidën e parë të Erick Thohir si president i Interit. Fillimi ishte më i mirë për Sampdorian që kishte një dominim të lehtë, por Inter do të ishte e para që do të kalonte e para në avantazh, pasi Ricky Alvarez dha një top te Guarin, i cili shënoi golin e avantazhit në minutën e 18-të.Në vazhdim të takimit Interi dominoi, por nuk arriti që të realizonte edhe gol tjetër.Kjo solli edhe goline miqve. Renan arriti që nga distanca të mposhtë Handanovicin në minutën e fundit të kohës së rregullt.Interi me këtë barazim edhe një herë tregon formën jot ë qëndrueshme në realizimin e golve dhe mbajtjen e rezultateve. Zikaltrit kanë 27 pikë në vendin e katërt, një më pak se Napoli në vendin e tretë dhe shtatë më pak se Juventusi në vendin e parë.