Barcelona në tapet, Reali i falet Bejl
Iker Munain e ka mbajtur fjalën. Përpara ndeshjes talenti i Bilbaos premtoi se skuadra e tij do ta mposhte Barcelonën dhe kjo gjë ndodhi. Për më tepër autori i golit ishte vet ai. Blaugranët kanë pësuar humbjen e dytë brenda javës, duke shkaktuar një mini krizë.Në minutën e 14-të, shtylla ndal Neymar dhe Barcën nga goli i avantazhit. Vendasit do të regonin duke gjetur ritmin e ndeshjes dhe duke kërcënuar portën e Pintos në minutën e 29-të me anë të Munain. 0-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në startin e së dytës Neymar ka shasin për të gëzuar katalanasit, por nuk arrin të zhbllokoj sfidën. Braziliani deri tani ka treguar se është përshtatur mjaft mirë në skemat e katalanasve, por nuk ka marrdhënie të mirë me golin. Shifrat më në fund do të ndryshojnë në të 70-tën, Munian ngre peshë 40 mijë tifozë bask duke mposhtur Pinton. Janë minuta të dhimbshme për Barcelonën që vuan forcën e Athletic. Blaugranat përpiqen dëshpërimisht të arrijnë te barazimi, por gjithçka përfundon në favor të baskëve që rikthehen të fitojnë në shtëpi ndaj Barcës pas plot shtatë vitesh. Formacioni i Martinos regjistron humbjen e parë në kampionat, por të dytën radhazi pas asaj me Ajax, duke bërë që të bien vërtetë kambanat e një krize.Pa Ronaldon, Reali ka Bejlin. Galaktikët kanë fituar 4-0 ndaj Valadolidit ku ka shkëlqyer uellsjani me 3 gola të shënuar.Sfida nis shumë më mirë për madrilenët, ku kalojnë në avantazh në minutën e 33të me Gareth Bale, që me lehtësi dërgon topin në rrjetë. Zhbllokimi i rezultatit ja lehtëson punën Realit, që tre minuta më pas gjen dhe të dytin, me Bale që bëhet sërish protagonist, kur jep një top të bukur për Benzema. Franceli e ka të lehtë ta shtyj topin në rrjetë.Goli i tretë do të vinte në minutën e 64-të fal një bashkëpunimi të bukur mes Marselos dhe Bejl që përfundon në rrjetë. Një minutë nga fundi i lojës, Marcelo frymëzon sërish Bale që para porte shënon dhe tregolëshin e parë me fanellën Los Blancos, si për të konfirmuar se Reali pa Ronaldon ka një tjetër goleador në gjirin e saj.Atetiko Madrid nuk ka gabuar në transfertën e Elkes duke fituar pastër 0-2. Golat e Kokes dhe Diego Kostas kanë qenë të mjaftueshme për ekipin e Diego Simeones që tashmë është në vendin e parë së bashku me Barcelonën por një golavarazh pak më të dobët.Një fitore të bukur arriti edhe Valencia që mundi pastër 3-0 Osasunën me tre gola të Jonas.