Ndeshja Manchester United-Tottenham Spurs përfundon me barazim
Derbi i javës së 13 që u zhvillua ndërmjet ekipeve Tottenham Hotspurs dhe Manchester United ka përfunduar vetëm në barazim.Ishin vendësit që kaluan të parët në epërsi nëpërmjet Walker në min. e 18, por kur e ke në ekip një lojtar si Wayne Rooney asgjë nuk është e pamundur. Ai jo vetëm një herë por dy herë në këtë takim arriti të barazonte rezultatin për ekipin e tij. Herën e parë ai arriti të shënonte dhe të barazonte në min. e 32 dhe të dytën në min. e 57 nga penalltia, vetëm pak minutash pas një supergoli të mesfushorit brazilian Sandro, në min. e 54.Me këtë barazim United kalon në kuotën e 22 pikëve, i ndjekur pikërisht nga Tottenham Hotspurs me 21 pikë. Çka vlen të theksohet është se ky rezultat nuk iu konvenon asnjërës skuadër, sepse me këtë barazim mbesin shumë prapa në luftën për titull ose për ndonjë nga katër pozitat që çojnë në Chapions League