Berisha pret Urdhrin Kostandian të Shën Gjergjit: Shqipëria, shembull i harmonisë ndërfetare

Ish-kryeministri Sali Berisha priti në një takim drejtuesit e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Kostandinian të Shën Gjergjit, Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Karl të Burbonëve i Dy Siçilive, Dukën e Kastros si dhe Eminencën e tij, Kardinalin Renato Raffaele Martino.Vizita e princit Charles i Bourbonëve, Duka i Kastros dhe Kardinalit Renato Raffaele Martino në Shqipëri zhvillohet në një moment të rëndësishëm për shqiptarët, të cilët përkujtojnë 1700-vjetorin e Ediktit të Tolerancës të Milanos, Edikt i dy perendorëve romak me origjinë ilire, Licinius dhe Konstandini.Gjatë takimit u diskutua për vlerat e fesë, dialogut ndërfetar, bamirësisë, humanizmit, mikëpritjes dhe ndihmës për ata që më shumë kanë nevojë si dhe për të ushqyer një mirëkuptim më të madh mes bashkësive fetare, si një vlerë kjo e jashtëzakonshme për paqen në botë.Palët vlerësuan me kënaqësi faktin se Shqipëria ndër shekuj është një shembull i shkëlqyer i harmonisë ndërfetare, e cila përgjatë shekujve i ka bërë shqiptarët një komb unik të tolerancës, bashkëjetesës dhe të harmonisë.“Midis shqiptarëve dhe Familjes mbretërore të Burbonëve egziston një histori e vjetër qe lidhet me Skenderbeun, qëndresën e tij, ndaj dhe e falenderova Lartësine e Tij që me këtë vizitë e nderoi këtë kujtim dhe këtë moment të çmuar të tolerancës, miqësisë dhe vlerësimit reciprok midis vendeve tona” u shpreh Berisha.