Mungojnë shifrat e korrupsionit, Çuçi: Nuk ka database për zyrtarë e korruptuar
Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta për numrin e të korruptuarve. Shqetësimin jo vetëm të qeverisë shqiptare, por edhe të Brukselit e ka ngritur gjatë raportimit në Komisionin e integrimit Ministri për marrëdhëniet me pushtetin vendor, njëherësh kordinatori ndërkombatër anti-korrupsion, Bledar Cuci.Sipas tij, institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit kanë të dhëna të çakorduara për shifrën e të korruptuarve.Mazhoranca dhe opozita në Komision u përplasën në debate edhe për rënien që pësoi Shqipëria në renditjen botërore të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit , duke u listuar e 116-ta.Një element që duhet shënuar në këtë mbledhje të Komisionit të intergrimit është miratimi i projektligjit per ratifikimin e marrëveshjes me Moldavinë për “ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar", edhe pse në sallë nuk ishte kuorumi i nevojshëm i deputetëve.