OSBE letër komisionit të ligjeve: Kundër ndryshimeve për veprën e korrupsionit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përmes një letre drejtuar Komisionit të Ligjeve bën sugjerimet e saj për projektligjin “Për disa ndryshime ne Ligjin Nr. 7905, date 21 mars 1995” dhe projektligjin “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 10192, datë 3 dhjetor 2009”.“Ne jemi dakord se korrupsioni duhet të trajtohet nga organeve te specializuara. Por as Gjykata e Krimeve të Rënda dhe as Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk janë aktualisht të specializuara për t’u marrë me çështjet e korrupsionit. Përveç kësaj, të dyja nuk i kanë burimet financiare dhe njerëzore për tu marrë me rastet e dyshuara të korrupsionit në vend. Rritja drastike e parashikuar e ngarkesës së punës do ta pengonte veçanërisht punën e këtyre dy organeve” thuhet në letrën e OSBE.Prezenca e OSBE-së thekson se miratimi i pjesës qëndrore të ndryshimeve të paketë anti korrupsion, transferimi i kompetencave tek Gjykata e Krimeve të Rënda do të thoshte një hap mbrapa në luftën kundër korrupsionit.OSBE-ja thekson në letër se lufta kundër korrupsionit është në thelb jo dhe aq shumë një  problem që lidhet me legjislacionin, por me moszbatimin e kuadrit ligjor ekzistues."Dëshiroj të përsërisim se zgjidhja mund të mos konsistojë në një reform thjesht ligjore. Më lejoni të theksoj faktin se propozimet e ndryshuara janë tregues i rëndësisë së përgatitjes me kujdes të dokumenteve, të politikave që konsultohen gjerësisht edhe përpara se të përcaktohet gjuha e përdorur në to. Më lejoni t`ju siguroj se Prezenca mbetet e gatshme të ofrojë asistencë të mëtejshme sa u përket këtyre ndryshimeve” theksohet në letër.