Kampionë të korrupsionit në Ballkan, raporti i TI: shqipëria me 60 vendet e fundit të botës
Korrupsioni brenda sektorit publik vazhdon të shkatërrojë vende në gjithë botën. Ky është përfundimi i raportit të organizatës Transparency International, mbi Indeksin vjetor të Korrupsionit duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.Shqipëria në këtë listë renditet në vend të 116 nga vendi i 113 që ishte një vit më parë. Kosova renditet në vendin e 111 nga vendi i 106 që zinte më parë.Rënie vërehet edhe përsa i përket rezultatit të arritur nga këto dy vende në perceptimin e korrupsionit. Shqipëria nga 33 pikë bie në 31 ndërsa Kosova nga 34 në 33 pikë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, si Shqipëria edhe Kosova janë më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Moldavia. Në perfundimin e TI Shqipëria dhe Kosova janë në "zonën e kuqe" të korrupsionit.Mali i Zi ka zënë pozitën e 67-të, duke rënë nga vendi i 75-të ku ishte radhitur vitin e kaluar. Përmirësime në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar edhe Kroacia me vendin e 57-të nga pozita numër 62, pastaj Serbia me vendin e 72-të nga 80, kurse Maqedonia është rradhitur në vendin e 67-të, për dallim nga pozita e 69-të vitin e kaluar.Treguesi i perceptimit të korrupsionit bazohet mbi mendimet e ekspertëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik. Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, Danimarka dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë, kurse vendin e fundit me numër 177 e ndajnë Afganistani, Koreja Veriore dhe Somalia.