Meta-Singhammer: E ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në BE.
Gjermania ka garantuar edhe një herë mbështetjen në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.Ka qenë Zv. Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer i cili në takimim me kreun e Kuvendit ,Ilir Meta, vleresoi progres-raportin pozitiv per Shqiperine duke theksuar se Shqipëria vleresohet me ndjenja pozitive ne Gjermani, sidomos ne Landin e Bavarise qe ushqen nje miqesi te vjeter per popullin shqiptar. Ai tha se Shqiperia do te behet nje dite anetare e BE, sepse vendi eshte ne zemer te Evropes.Zv. Presidenti Singhammer nënvizoi se Gjermania ka ndjekur me respekt ecurine e zgjedhjeve te qershorit dhe progresin pozitiv ne kuader te proçeseve demokratizuese ne vendin tonë.Nga ana e tij, kreu i Kuvendit Ilit Meta vlerësoi mbeshtetjen e Gjermanise ne permbushjen e aspiratave te Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian.Ai shprehu vullnetin per ti forcuar me tej marredheniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve, me qellim pershpejtimit te axhendes evropiane te Ballkanit Perendimor.Gjatë vizitës në Berlin, kryeparlamentari Meta zhvilloi një takim edhe me deputetin Kristiandemokrat, njekohesisht Raporter per Shqiperine prane CDU Roderich Kiesewetter.
Deputeti vleresoi rekomandimin pozitiv te Komisionit Evropian ne mbeshtetje te statusit te vendit kandidat per Shqiperine duke evidentuar njekohesisht progresin e bere nga Shqiperia ne drejtim te permbushjes se prioriteteve.