“Berisha s'la asnjë lek”, Rama: Fondi për “PAK” u bë rrush e kumbulla nga qeveria
Ermir Kapedani, është një ndër personat me aftësi të kufizuar që nuk ka marrë pagesën e paafësisë. Problemi ka prekur ndejshëm P.A.K që nga muaji gusht-dhjetor të këtij viti.
Kryeministri Rama ka dëgjuar problemet e invalidëve të punës dhe të gjithë kategoritë e P.A.K që lidhen me pagesën e paaftësisë, me strehimin, punësimin dhe marrjen e medikamentëve mjekësore.
Rama tha se arka është bosh, por urdhëroi që 4% e buxhetit të mbetur për këtë kategori të shpërndahet në muajin dhjetor. Për të mos qenë defiçit shteti ndaj kësaj kategorie të pambrojtur, Kryeministri tha që pjesa tjetër do të shlyehet në muajin janar të 2014.
"Ka shumë gjëra për tu thënë por ka ende shumë gjëra për tu bërë. Jam i revoltuar për msepagesat tuaj mujore. Ka vite që ju nuk i merrni rregullisht pagesat tuaja dhe më zi se shuma krejt e pamjaftueshme mos pagesa e rregullt e tyre është shprehja më e ulët e një abuzimi social që ka burim të vetëm qeverinë. Opozita që deri dje shpërfilte dinjitetin tuaj sot del dhe kërkon llogari për fonde të shpërdorurara në dëmin tuaj të drejtëpërdrejtë. Në vend që të paktën të plotfuqishmit të kontribuojnë edhe për këto zollume vazhdojnë të shpërdorojnë pushtetin e fjalës dhe kërkojnë të lajnë duart dhe ta kalojnë përgjegjësinë tek ne që s`kemi asnjë përgjegjësi. Qeveria do bëj çmos që krahas pagesave të pjesshme mbi masën e fondit qesharak që na mbeti të mundësohet edhe shpërndarja e pagesës së plotë për muajin dhjetor. Ndërkohë që parashikojmë që të shlyejmë edhe detyrimet e prapambetura të mbartura jo për fajin tonë” tha Rama.Sipas kryeministrit janë mbi 50 milionë dollarë deficit në fondin e personave me aftësi të kufizuar.“S’kemi asnjë lek të mbetur në arkën e këtij viti shkatërrimtar për buxhetin e bërë rrush e kumbulla prej tyre në fushatën elektorale të qershorit. Kjo është e vërteta therëse që ka prodhuar ajo fushatë. Kjo nuk është vetëm llogari e thjeshtë parash që e bëjnë me zhurmë boxhet e krijuara nga të katër anët. Përmes kapjes së shtetit për ta vënë të tërin në interes të pushtetit të grumbulluar në një grusht njerëzisht vite me radhë. Mbi 50 milionë dollarë është deficiti në fondin e personave me aftësi të kufizuar” shtoi Rama.Rama premtoi modernizim të sistemit të kontributeve për Personat me Aftësi të Kufizuar si pjesë e luftës me korrupsionin që sipas tij i ka shtrirë tentakulat e veta babëzisht.“Sipas shifrave për korrupsion janë paguar deri në qershor për aftësi të kufizuar 20 fish më shumë njerëz se sa ata që kanë dalë më aftësi të kufizuar në Irak ku bëhet luftë dhe shpërthejnë bomba për ditë. 100 në q milion në Irak dy mijë në një milionë në Shqipëri. Në Irak e prodhon aftësinë e kufizuar lufta dhe bombat në Shqipëri e ka prodhuar korrupsioni dhe babëzia për një post të dëshiruar edhe me kushtin që paratë që u takojnë të gjymtuarve nga puna tu jepen njerëzve që nuk kanë asnjë gjymtim thjesht për tu marrë votën” shtoi Rama.Skema e abuzimeve në emër të P.A.K është e lartë. Ministria e Mirëqënies Sociale vetëm në Elbansan çoi në Prokurori 165 abuzues. Auditi do të vijojë edhe në qytete të tjera, sepse siç tha Ministri më shumë P.A.K ka në Shqipëri se në Irak.
Në Shqipëri ka 35.000 invalidë pune të plotë dhe 22.000 të pjesshëm. Pagesa që merr një invalid pune është 6500 lekë deri në 14.600 lekë. Por dhe kjo pagesë sado minimale të jetë, do të mungojë për një pjesë të madhe në festat e fundvitit.