Nishani dekoron drejtuesit e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Kostandinian të Shën Gjergjit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani akordoi sot Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në një ceremoni të posaçme për drejtuesit e Urdhrit të Shenjtë Ushtarak Kostandinian të Shën Gjergjit, Lartësinë e Tij Mbretërore, Princin Karl të Burbonëve i Dy Siçilive, Dukën e Kastros, Kardinalin Renato Raffaele Martino, Ambasadorin Guiseppe Balboni Acqua, Anthony Bailey, ndërkohë akordoi dekoratën “Nënë Tereza” për Princeshën Kamila të Burbonëve të Dy Siçilive, Dukeshë e Kastros, Lartësinë e Saj të Paqtë, Princeshën Marie-Tereza fon Hohenberg. Titulli “Për Merita të Veçanta Civile” iu akorduan Baronit të Slejnit Z. Cyril Ëoods dhe Z. Nadhmi Auchi.Në fjalën e tij, kreu i shtetit Bujar Nishani,vlerësoi bashkëjetesën fetare si një nga vlerat e shqiparëve ndër vite.“Në vendin tonë, bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe dhe harmoni dy besime monoteiste, ai i krishterë dhe ai mysliman, të ndarë secili në dy shprehi rituale dhe doktrinale të veçanta. Shteti mbron lirinë e ndërgjegjes dhe besimit si trashëgiminë më të vyer, si dhe lirinë e të mos besuarit apo të të ndërruarit lirshëm besim. Në një farë mënyrë, shqiptarët, aq të atashuar ndaj figurës ekumenike të Kostandinit të Madh, duket se e kanë realizuar ëndrrën e tij.Si pasardhës të prijësve të Urdhrit Kostandinian të Shën Gjergjit, që në bazë të legjendës u themelua nga ky Perandor për të ruajtur simbolin e besimit, ju mishëroni një traditë historikë ndaj së cilës populli ynë, që aq shumë e do dhe e vlerëson historinë, mbetet tejet i ndjeshëm.Midis shqiptarëve dhe Familjes suaj ka një histori të vjetër miqësie, e cila pak njihet, por që kombi shqiptar nuk e harron. Ju falenderoj Lartësi, Hirësi, që me këtë vizitë, nderuat këtë kujtim dhe këtë moment të vyer të tolerancës, miqësisë dhe vlerësimit reciprok midis popujve tanë!” tha ai.Nga ana e tij, Princi Karl, duke falenderuar Presidentin Nishani për këtë dekoratë vlerësoi në mënyrë të veçantë frymën me të cilën jepet kjo medalje.“Kjo frymë e cila ilustron bashkimin tonë dhe të aspiratave tona të përbashkëta për paqe, bamirësi dhe për të ndihmuar ata që janë në nevojë si dhe për të ushqyer një mirëkuptim më të madh mes bashkësive tona fetare, gjë që ndjek veprën e njërit prej heronjve më të shquar të Evropës, Gjergj Kastrioti Skënderbeu i cili luftoi në mënyrë jo egocentrike në mbrojtje të qytetërimeve evropiane në shekullin e XV dhe përbën një shembull për të gjithë ne.“Princi Karl vlerësoi edhe përparimin e shënuar nga populli shqiptar në përpjekjet e tij për liri e demokraci.“Zoti President është mahnitëse të shikojmë me sytë tanë ndryshimin që ka pësuar vendi juaj. Kjo gjë ndihet edhe më tepër kur unë reflektoj mbi vështirësitë e mëdha që vuajtën njerëzit tuaj përgjatë shumë viteve në përpjekje dhe luftën e tyre për liri dhe demokraci. Shqipëria tashmë është një partnere e vlerësuar e NATO-s dhe së shpejti do të jetë dhe një anëtare e Bashkimit Evropian. Sa shumë keni bërë dhe sa përparim shënuar në një periudhë të shkurtër kohe dhe kjo në sajë të punës dhe vendosmërisë së popullit tuaj”.