Hartohet paketa e re fiskale, FMN zbarkon në Tiranë për marrëveshje me qeverinë

Ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtar rikthehen përsëri në Shqipëri për ti dhënë asistencë qeverisë shqiptare me financat. Pritet që përfaqësuesit e njërit prej institucioneve më të rëndësishme financiare në botë të diskutojnë me Ministrin e Financave për projektbuxhetin e vitit 2014, i cili pritet të kalojë së shpejti në qeveri si dhe për paketën fiskale.Ndër të tjera në vizitën e kësaj radhe ekspertët e FMN-në do të diskutojnë edhe për vendosjen e një marrëveshje të re mes këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare.FMN pritet të japë rekomandimet për paketen fiskale dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, dy dokumente të hartuara nga dikasteri i Financave, por që ende nuk janë bërë publike dhe nuk janë diskutuar me komunitetin e biznesit.Një pjesë e asitencës së tyre pranë Ministrisë do të jetë edhe për mënyrën e menaxhimit të thesarit të shtetit. Problemet e shfaqura në thesar, si pagesa të vonuara, pagesa të pakontrolluara, apo të dhëna në mënyrë preferenciale, duket se nga ekspertiza e huaj do të programohen ndryshe.Gjithashtu, temë e diskutimeve me FMN-në do të jetë edhe draft-marrëveshja 3-vjeçare e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, e cila pritet të nënshkruhet në përfundim të takimeve zyrtare.Në përfundim të vizitës, misioni i FMN-së do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ku do të bëjnë publike konkluzionet e vizitës, rekomandimet për zhvillimin e ekonomisë dhe masat që duhet të marrë qeveria.