Fëmijët të rrinë jashtë burgjeve, Totozani: Zgjidhje alternative, jo në qeli
Ndërsa ka pranuar se një numër i madh i fëmijëv e në vendin tonë shfrytëzohen në punë, Avokati i Popullit Igli Totozani theksoi se duhet hartuar plani kombëtar i eliminimit të punës së fëmijëve.Në një aktivitet për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Totozani theksoi se 57 mijë fëmijë të moshës 8-17 vjeç punojnë, ndërkohë që 19 % e të miturve deri në 14 vjeç punojnë në punë shumë të vështira, bujqësi, ndërtim, fabrika të vogla dhe industri minerare.“Të gjithë të hartojmë planin kombëtarë të eliminimit të punës së fëmijëve, si një detyrim ligjor e moral. Konsolidim e përmirësim të sistemit të përkujdesjes shoqërore të fëmijëve në nevojë” tha Totozani.Ai shtoi me tej se mungesa e dispozitave ligjore për rehabilitimin e fëmijëve që kanë qenë viktima të dhunës, dëshmitarë të saj apo të abuzuar seksualisht e vështirëson punën, duke kërkuar ndërhyrje edhe në këtë pikë.“Fëmijët e ngujuar janë tjetër ceshtje e nxehtë e mosrespektimit të të drejtave themelore të fëmijëve. Identifikimin e fëmijëve të ngujuar që janë jashtë sistemit arsimor. Duhet ligj për ngritjen e këshillit koordinues për luftën kundër gjakmarrjes, pasi në këtë fenomen viktimat kryesore janë fëmijët”shtoi Totozani.Me shqetësim shihet fakti se të miturit nuk mbrohen ligjërisht kur akuzohen për vepra penale. Në të shumtën e rasteve nuk përfaqësohen me një avokat. Kryetar i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori tha se duhet gjetur një tjetër aleternativ gjykimi për të miturit dhe së gjatë kohëve të mbledhjes së dëshmive dhe fakteve të mos qëndrojnë me persona të rrezikshëm në paraburgim.