Moratorium 2 vjet për gjuetinë, Shalsi: Duhet të ndalim shfarosjen e kafshëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2013, 13:48
Pavarësisht kundërshtimit të shoqatave të Gjuetarëve shumë shpejt pritet që të vendoset një moratorium për të vënë rregull në këtë sektor.Kryetari i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi u shpreh se situata është jashtë kontrollit dhe moratoriumi duhet për të stabilizuar katastrofën që po bëhet me kafshët e egra.Themi Perri, sekretar i Federatës së gjuetarëve u shpreh se moratoriumi nuk është aplikuar në asnjë vend europian dhe kërkoi më shumë kontrolle.Ndërkohë që Kujtim Hazbiu kërkoi që gjuetia pa leje të klasifikohet si një vepër penale.Anëtarët e komisionit të Veprimtarisë Prodhuese ishin të ndarë përsa i përket këtij vendimi.