Dy vatra zjarri në Tiranë, digjet një banesë 3-katëshe dhe një biznes
Një zjarr masiv ka përfshirë 1 banesë dhe nje biznes mbrëmjen e sotme në kryqytet. Vatra e parë e zjarrit është regjistruar pranë Kodrës së Babrroit, ku një banesë tre-katëshe është përfshirë nga flakët, ndërsa banorët të ndihmuar edhe nga komshinjtë e tyre kanë dalë në kohë nga banesa.
Në vendgjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur dhe lokalizimin deri në shuarjen e plotë zjarrit.Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë rënë nga luhatjet e tensionit.Ndërkohë vatra e dytë e zjarrit është raportuar në zonën e Kombinatit, ku një market është përfshirë nga flakët. Drejt vendit të ngjarjes janë drejtuar katër zjarrfikëse dhe forca të shumta policore, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.