Basha bashkëbisedim me studentë: Lufta antikorrupsion, jo me gjueti shtrigash
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka kerkuar hetim te gjithanshem ne lidhje me video-pergjimin e "Fiks Fare" mbi korrusionin ne radhet e drejtesise. Basha mbeshteti hetimin per te vene para drejtesise te gjithe shkelesit e ligjit, por sipas tij ne asnje moment Partia Demokratike nuk do te lejoje "gjueti shtrigash" per te terhequr vemendjen mbi problemet reale.I ndalur ne nje bashkebisedim me studente, kryetari i demokratëve, foli mbi rrugen e Partise Demorkatike, ku tha se kjo force politke do ti neshtrohet ndryshimeve, duke ruajtur vlerat e ndertuara ne te shkuaren.Protestat e nentorit, Basha i cilesoi nje epoke te re per vendin, ndaj ne kete linje ai kerkoi qe kjo fryme te mos mpihet apo vdesë nga vendimet e padrejta te qeverise."Protestat e nëntorit vendosën një stad të ri të pjekurisë së demokracisë sonë, caktuan një drejtim të ri të zhvillimeve politike dhe shoqërore në vend. Ka lindur dhe ekziston Shqipëria e re, e demokracisë se re, më e avancuar se kjo e sotmja, pasi ka nxjerrë në qendër individin e lirë, njerëzit e lirë, të lidhur në vetëdijen e solidaritetit dhe forcës së bashkimit, kundër çdo gjëje që është antidemokratike”tha ai.Basha kishte dhe nje kerkese per te rinjtë:“Dua sot, të garantoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, nga mosha 16 vjec e sipër se kush dëshiron të bëhet pjesë e kësaj force politike, në kuadrin e hapjes së fuqishme që do të nisim këto ditë, është i mirëpritur dhe shumë i respektuar prej nesh. Kush mendon t’i përmbushë si i pavarur apo në formacione të tjera politike këto angazhime qytetare, është gjithashtu i respektuar prej nesh. E rëndësishme është që të gjithë sëbashku të luftojmë e të fitojmë demokracinë e re, për Shqipërinë e re demokratike”.