Rritja e perceptimit të korrupsionit,TIA: Qeveria të marrë masa të forta në administratë
Në një kohë që në Shqipëri po diskutohet për administratën publike dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat TIA i bën thirrje qeverisë që të forcojë shtetin ligjor.Kordinatorja e Transparency International Albania Inesa Hila deklaroi se institucionet publike dhe dhe zyrtarët e lartë duhet të jenë më transparent në punën e tyre dhe në proceset e vendimmarrjes.Sipas TIA-s korrupsioni në Shqipëri ka gjetur favorizim dhe nga politika dhe ky është një shqetësim serioz pasi pengon përpjekjet e luftës kundër korrupsionit.Shqipëria shënon31 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013, nga rezultati 33 për vitin 2012. Këtë vit Shqipëria renditet në vendin e 116, duke zbritur në klasifikim 3 vende më poshtë se në 2012.Shqipëria regjistrohet me perceptimin më negative në Europë dhe e fundit në rajon dhe përfshihet në të njëjtin nivel me Nepalin dhe Vietnamin, si dhe ka mbetur menjëherë pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë.