Lleshi në Malajzi, merr pjesë në Simpoziumin e 7-të Ndërkombëtar të Çështjeve Zgjedhore
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi, merr pjesë në Simpoziumin e 7-të Ndërkombëtar të Çeshtjeve Zgjedhore, i cili po mbahet në Kuala Lumpur me mbështetjen zyrtare të Komisionit Zgjedhor të Malajzisë.Simpoziumi i 7-të Ndërkombëtar i Çështjeve zgjedhore, është përqëndruar në temën e Reformës Zgjedhore të shekullit të 21-të.Të pranishëm janë zyrtarë të Komisioneve Zgjedhorë nga e gjithë bota për të ndarë dhe shqyrtuar përvojat dhe praktikat më të mira në proceset zgjedhore, si dhe reformat e mundshme, për të rritur standardet ndërkombëtare.Në këtë simpozium dy ditor, zyrtarët publikë të nivelit të lartë si dhe ekspertë kryesorë ndërkombëtarë, do të ofrojnë një shumëllojshmëri perspektivash në lidhje me planifikimin e reformës elektorale dhe zbatimin e saj.Ky simpozium do të adresojë një sërë çeshtjesh, politikën për reformën zgjedhore duke përfshirë logjistikën, teknologjinë në planifikimin e reformave, zgjidhje të reja për rritjen e efikasitetit dhe transparencës, regjistrimin e votuesve dhe angazhimin e palëve të interesuara.Simpoziumi i 7-të Ndërkombëtar i Çështjeve zgjedhore, do të pasohet nga Ceremonia Ndërkombëtare e Ndarje së Çmimeve Zgjedhore në mbrëmjen e 4 dhjetorit e organizuar nga ICPS ( Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare), duke nderuar arritjet e tyre, iniciativat dhe përkushtimin për demokracinë.