Frika nga diagnostikimi, ISHP:50 persona nuk e dinin që kanë HIV, infektuan të tjerë

Brenda vitit u raportua se 96 persona u diagnostikuan me HIV AIDS. Shqetësimi nuk qëndron vetëm tek shifra e lartë e të diganostikuarve, por tek fshehja e virusit HIV tek të tjerë persona. Sepse mbi 50 persona kanë qenë të infektuar vite më përpara me këtë virus dhe nuk e dinin, duke patur kontakte seksuale me të tjerë partnerë dhe duke e transmetuar virusin.Shkaqet për tu infektuar me HIV janë rrugët seksuale, sidomos ato të pambrojtura, ku sipas raportit të ISHP-së tregon se 47% e popullatës kanë 2 ose më shumë partnere brenda vitit. Shkaku i dytë është, përdorimi i drogërave ku përsëri raporti tregon se 43% e popullatës injektojnë disa herë në ditë drogë dhe grupmosha më e riskuar është më e vogël se 24 vjeç që përkon me të prekurit me HIV.Po këtë vit janë shënuar 5 raste të reja me HIV tek fëmijët, duke e çuar në 33 numrin total të të prekurve. Në Shqipëri nuk ka ende një program për parandalimin vertikal të virusit vdekjeprurës nga nëna tek fëmija.Ajo që shtrohet si detyrë e institucioneve shtetërore janë programe parandalimi të këtij virusi, fushata të tëra ndërgjegjësuese sepse ende përdorimi i prezervativëve është i vogël dhe në anën tjetër marrjen e të gjitha masave që në Shqipëri të jenë pjesa më e madhe e medikamenteve për trajtimin e të sëmurëve. Në botë ka 28 lloje medikamentesh,ndërsa në Shqipëri pritet qe minimalisht 9 apo 10 medikamente bazë të mos mungojnë.