Fabregas: Duhet ta harrojmë Guardiolën

Ylli i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka lëshuar fjalë të mira për Pep Guardiolan si trajner vizionar, por thotë se erdhi një moment për blaugranët kur është dashur të harrojnë ish-trajnerin.Blaugranët kanë harruar pak stilin e tyre tiki-taka që e aplikuan nën drejtimin e Guardiolës për të synuar një lojë më të drejtpërdrejtë e më efektive nën Gerardo Martinon dhe Cesc thotë se ka qenë e domosdoshme që të harrohet tekniku katalanas që tani është te Bayerni."Guardiola ishte shumë vizionar. Ai ekip i Barcelonës ishte më i miri në histori, por tani ne duhet të ndryshojmë ca gjëra, të gjejmë alternativa. Ne kemi pasur një bisedë të brendshme me trajnerin. Gjithmonë kritikojmë veten, por ndaj Ajaxit ishte humbja e parë e sezonit dhe ne duhet të reagojmë. Duhet të lëvizim topin më shpejt, të tregojmë motivim, të sulmojmë e të jemi energjikë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm",është shprehur Fabregas.Sipas Sesk, Barcelona është skuadra më e mirë e historisë, ndaj merion më shumë besim."Të kesh dyshim te grup është gjeja e fundit që duhet të mendosh. Nuk e meriton për gjithçka i ka dhuruar botës së futbollit. Duhet t'i qëndrojmë besnikë stilit tonë të lojës, të cilin nuk duhet ta humbasim" tha mesfushori spanjoll.Mesfushori i blaugranëve u shpreh i bindur se në sfidën e së dielës ndaj Atletiko Bilbaos, skuadra do të jetë kompetitive dhe do të japë maksimumin e saj në një transfertë shumë të vështirë.