Al-Khelaifi: "Pogba ? Po e duam" !

Pogba është në shënjestrën e Paris Saint-Germain. Lajmi që prej ditësh qarkullon në Francë tashmë konfirmohet edhe nga numri një i klubit Parisien. Sheiku Nasser Khelaifi e pranon se mesfushori i bardhezinjve është në "radarët" e shoqërisë që drejton, e cila falë milionave ka mundur të marrë disa prej yjeve të futbollit botëror në "Park De Princes"."Pogba? E ndjekim ashtu sic ndjekim edhe shumë futbollistë të tjerë, por kur dikush interesohet për një lojtar atëherë flet me klubin që disponon kartonin e tij dhe jo me mediat"Për lajmet e merkatos për klubin Parisien kanë të bëjnë jo vetëm me blerjet por dhe me shitjet e mundshme duke qenë se mediat spekullojnë për largimin e Pastores, Lavezzit, Lucas dhe Menez që kanë jo pak admirues, interes të cilit sheiku i jep një përgjigje të qartë, duke deklaruar se PSG në Janar nuk do të shesë askënd.Më pas presidenti i kampionëve të francës rezervoi elozhe të mëdha për Cavanin dhe Verratin, duke deklaruar se uruguajani është një talent i pastër dhe një lojtar i madh që përveç klasit dhe golave vrapon për 90 minuta të tëra, ndërsa mesfushori edhe pse është i ri dhe i mungon pak ekspereinca ka para një të ardhme të madhe te PSG por dhe me kombëtaren italiane.