Milan rilind, Ajaks mund Barcelonën
Milani më në fund duket se ka rilindur. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alegri kanë arritur të marrin një fitore të pastër 3-0 duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.Pas thuajse një viti, kuqezinjtë arrijnë të gjejnë një fitore shumë të rëndësishme jashtë fushës së tyre. Milani e nisi ndeshjen me Kakan dhe Birsën prapa shpinës së Balotelit gjë që rezultoi shumë pozitive për lojën e skuadrës italiane. Milani arriti që të zhbllokonte rezultatin shumë shpejt. Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Birsa në minutën e 12-të, topi përfundon në kokën e Kakas-s i cili është tërësisht i pa markuar në zonë duke gjetur rrugën e rrjetës. Milani vazhdoi lojën mirë ndërsa Baloteli dhe Kaka dhurojnë spektakël duke ju afruar golit të dytë, që do të vinte vetëm në pjesën e dytë.Ndërkohë që Sëlltiku e nisi më mirë fraksionin e dytë të lojës ku në një çast nga goditja e Van Dijk, reflekset e Abiatit dhe fati u bënë shpëtimtarët e kuqezinjve. Goli i dytë do të vinte sërish nga një situatë e krijuar nga ekzekutimi i një goditje këndi. Nocerino godet keq dhe topi përfundon në këmbët e Zapatës që e ka të lehët ta shtyjë në rrjet. Pas një pasimi të gjatë pas krahëve të Montolivos, Baloteli e prek lehtë topin duke e dërguar në rrjetë. Protagonisti i ndeshjes dhe më i miri në fushë ka qenë Rikardo Kaka që shënoi golin e 98 me bluzën kuqezi.Ndërkohë në “Amsterdam Arena” ka marr fund ëndërra e Tata Martinos për të vazhduar një seri rekord fitoresh në Ligën e Kampioneve. Katalanasit u mundën 2-1 përballë Ajaksit, e cila me këtë fitore është kthyer në valle për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve teksa ndeshjen e fundit do ta luaj me 11 dhjetor në "San Siro" ndaj Milanit. Holandezët dhuruan një ndeshje fantastike. Skuadra e drejtuar nga De Bur për një pjesë loje luajti me 10 lojtarë po sërish blaugranët nuk mundën të dilnin qoftë me 1 pikë. Vendasit hynë në fushë të karikuar dhe gjetën golin e parë në minutën e 19-të ku Serero shfrytëzoi një gabim në rreshtim të katalanasve. Vendasit ishin dominues dhe kishin edhe raste të tjera shënimi me Shone. Në fundin e pjesës së parë mbërriti edhe goli i dytë me anë të Hoesen.Në pjesën e dytë loja foli e gjitha për katalanasit. Barcelona shkurtoi rezultatin me Ksavin me penallti, ndërsa deri në fund nuk mundën të shënojnë një tjetër gol.