Premier League: Luhet java e 13-të

Fundjava pritet të dhurojë emocione të shumta ndeshje në ishullin britanik. Atje ku Arsenali do të luaj në orën 16:00 ndaj Kardifit në transfertë. Ganersat janë në super formë.Dhe janë favoritë në letër, por futbollit e sidomos Premier Leagues kurrë nuk i dihet. Venger nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Lukas Podolskit, Chamberlain dhe Diaby, ndersa pas ndeshjes me Marseille nuk ka dëmtime të reja. Ndeshje emocionuese do jetë veçanarisht për Aaron Ramsey që do kthehet për të luajtur ndaj ish-klubit të tij.Liverpuli i vendit të dytë do të ketë një ndeshje aspak të lehtë ndaj Hull Sitiut. Ekipi i Roxhers po bën një sezon shumë të mirë dhe arritja e vendit të dytë është mjaftë domethënëse. Suarez dhe Xherard do të provojnë me klasin e tyre që të marrin 3 pikët e radhës.Duel ferri nga ana tjetër për Chelsean e Jose Murinjos që do të ndeshet me surprizën e këtij sezoni Sauthampton që mban vendin e pestë. Miqtë vijnë pas humbjes ndaj Arsenalit, ndërsa këtë herë me Chelsea do të kërkojnë të bëjnë atë që nuk mundën ta bëjnë në Londër. Dhe të tregojnë se e meritojnë të mbajnë pozicionin aktual në tabel. Nga ana tjetër Murinjo nuk toleron më gabime ndaj edhe fitorja është një detyrim.Manchester Siti do të luajç ndaj Suonsi një ndeshje tepër delikate në letër, pasi kundërshtarët vijnë nga një fitore në transfertç ndaj Fulhamit. Kryendeshja e kësaj jave do të jetë jetë ajo mes Totenhamit dhe Manchester United. Trajneri Villas Boas është në prag shkarkimi, ndaj edhe kjo ndeshje është vendimtare për fatet e tij. Ndërkohë United e shkëputur 7 pikë nga kreu nuk dëshiron më të bëjë hapa fals.