Lazio fiton dhe kualifikohet, Fiorentina ndalet në barazim
Lazio ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e Varshavës në ndeshjen e para fundit. Bardhekaltrit fituan 2-0 dhe siguruan edhe kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. Italianët ishin superior që në minutat e para.Vendasit nga ana tjetër edhe pse nuk ishin të motivivuar sepse ndodhet në vendin e fudnit dhje nuk kishte ansjë mundësi kualifikimi. Nga minuta e parë luajtën edhe dy shqiptarët Bersiah dhe Cana. Goli i parë për miqtë erdhi në minutën e 27-të me anë të Perreirës.Legia më pas do të krijonte disa shanse shënimi po Berisha ishte i gatshëm. Në pjesën e dytë Lazio vetëm administroi rezultatin, ndërsa në minutën e 57-të skuadra do të bënte detyrën teksa shënoi edhe golin e dytë me anë të Anderson.M ekëtë fitore lacialët sërish kanë ngelur të dytët në grup sepse fitorja e turqve të Trabzonsporit e ka lënë diferencën në 2 pikë. Gjithçka sa i përket këtij grupi do të vendoset në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet në Itali pas dy javësh. Skuadra tjetër italiane, Fiorentina nuk ka shkuar më tepër se një barazim ndaj portugezëve të Pacos Ferreira. Ky rezultat nuk i ka prishur shumë skuadrës së Montelës, asi ata kanë siguruar si kualifikimin ashtu edhe vendin e parë në grup.Paoku ka arritur një fitore në transfertë ndaj Shakhktar Karagandi. Grekët shënuan nga një gol për secilën pjesë, duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën tjetër në grupin L.