Mancini: Reali më i fortë se në sezonin e kaluar

Trajneri i Gallatasarait, Roberto Mancini, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Realit të Madridit është shprehur se skuadra madrilène është shumë e fortë me Bejl dhe Ancelotin."Mendoj se Reali është edhe më e fortë se në sezonin e kaluar. Të luash në këtë stadium është gjithmonë shumë e vështirë. Për ndeshjen do t'i kemi në dispozicion që të gjithë lojtarët, megjithëse disa nuk janë 100%. Është shumë e rëndësishme që të gjithë të jenë të përgatitur sepse të luash në “Bernabeu” është e vërtet e pabesueshme. Besoj se Carlo është një ndër trajnerët më të mirë në Evropë. Ka drejtuar skuadrat më të mira", tha tekniku italian.Më tej ai foli edhe për gjendjen e hollandezit Sneijder që nuk po kalon një formë të mire."Sneijder nuk është në kondicionin e duhur fizik por ai ka punuar gjatë gjithë javës për të qenë në një formë sa më të mirë. Nuk mund të rrezikojmë me të, pasi është shumë i rëndësishëm për ne. Kualifikimi është çështje matematike dhe ka disa gjëra që nuk ndryshohen dot. Takimi i fundit do të jetë më i rëndësishmi për ne. Kurrë nuk mund të thuhet kurrë, megjithatë do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë nëse është e mundur, por e dimë që është e vështirë. Ndeshjen e fundit do ta luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë çmos për ta fituar. Ndaj Realit do të jetë e vështirë por e dimë të gjithë se mund t'ia dalim. Mund të fitojmë madje edhe ndaj Juventusit" tha Mancini.Gallatasarai pritet të luaj me formacionin 4-2-3-1. Në portë do të jetë Iskan, në mbrojtje Eboue, Gokhan, Shedju,Nuenku. Në mesfushë do të jenë Inan, Felipe Melo, Bruma, Jilmaz dhe Sneijder. Në sulm do të luaj Drogba.