Tripleta e Vidal mund Kopenhagenin

Në javën e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve më në fund ka ardhur edhe fitorja e Juventusit e cila ka mundur 3-1 Kopenhagenin duke marr dhe vednin e dytë në grupin B. Bardhezinjtë i janë falur tripletës së Arturo Vidal që megjithse ishte lojtari i vetëmi që rrezikonte skualifikimin për në takimin e ardhshëm për shkak kartonash tregoi një lojë shumë të mirë.Mungon edhe një pikë për të siguruar kualifikim për në fazën tjetër dhe kjo mund të mbërrijë më 10 dhjetor. Antonio Konte në mungesë të Barzajlit në fushën e lojës hedh Kareres, ndërsa në sulm sërish i beson dyshes më në formë për momentin Jorente-Tevez. Bardhezinjtë hasin shumë vështirësi në gjetjen e hapsirave në mbrojtjen kundërshtare. Deri në minutën e 28-të ku Jakobson do të prekte topin me dorë, skuadra e Antonio Kontes, nuk do të krijonte thuajse asnjë rast. Penalltinë do ta shëndrronte në gol, Arturo Vidal. Deri në fund të pjesës së parë të dyja skuadrat nuk do të krijonin më raste të tjera.Në pjesën e dytë do të ndodhte gjithçka, vetëm pas 10 minutash një ish-mbrojtës, Olof Melberg përfiton nga përgjumja e mbrojtjes bardhezi dhe e dërgon topin në rrjetë. Juventus reagon menjëherë duke krijuar shanse shënimi. Fernando Jorente në tentativën e dytë për të shmangur Melber pengohet në zonë duke marr dhe një tjetër 11-metër. Vidal nga pika e bardhë e dërgon topin në të njejtën vend të portës  si në pjesën e parë. Por Zonja e vjetër nuk do të ndalej këtu pasi do të shënonte edhe një tjetër gol me kilienin Vidal që këtë herë shënon me kokë një gol shumë të bukur pas një krosimi të Pogba.Juvetus takimin e ardhshëm do ta luaj në Stamboll dhe mund të kualifikohet edhe me një barazim.