Muniain: Bilbao mund ta mposhtë Barcelonën
Iker Muniain ka thënë se Athletic Bilbao mund të mposht Barcelonën kur dy ekipet do të përballen në La Liga. Katalanasit hyjnë në këtë ndeshje me mungesa të shumta shkaku i dëmtimeve ndërsa Muniain ka thënë se shokët e tij mund të frymëzohen nga mënyra sesi Ajaxi mposhti ditë më parë kampionët e Spanjës."Tashmë e kemi parë se Barcelona mund të mposhtet. Ajaxi tregoi se si mund të mposhten ata por edhe ne kemi një rekord të mirë kundër Barçës" - ka thënë sulmuesi 20-vjeçar për Sport..Athletic ka humbur vetëm një nga katër përballjet e fundit me katalanasit tri barazime dhe një humbje në shtëpi kurse Muniain beson se ata mund ta vazhdojnë rekordin e tyre edhe të dielën."Atyre u mungojnë lojtarët si Dani Alves, Lionel Messi dhe Victor Valdes por ne ndjehemi rehat dhe besojmë në fitore", ka shtuar ai. "Ne luajtëm mirë kundër Malagas dhe nëse ne shfaqim të njëjtën lojë, jam i sigurt se do të jetë në mbrëmje e bukur".Talenti 20 vjecar i Bilbaos luan sezonin e pestë me këtë ekip ku ka zhvilluar deri më tani 187 ndeshje dhe duke shënuar 24 gola. Ai është kërkuar vazhdimisht nga shumë skuadra të mëdha, ku mes tyre Barcelona dhe Juventus e kërkojnë me më shumë ngulm.