United spektakël ndaj Leverkusen, Shahktari shkatërron Sociedadin
Një ndër ndeshjet më spektakolarre të takimeve të djeshme ka qenë edhe sfida mes Leverkusenit dhe Manchester United. Një sfidë që do të përcaktonte edhe kualifikimin në grupin A. Shumë pak do ta mendonin se pas 90 minutash shifrat do të shënon 0-5.Djajtë e kuq dominuan të gjithë ndeshjen, ndërsa aspirinat detyrohen më në fund të ulin kokën në shtëpinë e tyre pas 8 fitoreve radhazi në fushën e tyre. Me këtë fitore United ka blinduar vendin e parë dhe siguruar kualifikimin. Miqte e nisën më mirë ndeshjen teksa kalojnë në avntazh që në minutën e 22-të me anë të një goli të shënuar nga Valencia që nuk e pati shumë të vështirë ta dërgonte topin në rrjet. Vetëm pas katër minutash anglezët dyfishuan rezultatin këtë herë më një autogol të Spahiç.Në pjesën e dytë vlen të përmendet forma shumë e mirë e Rajan Gigas që edhe pse 40 vjec vazhdon të bëjë një lojë në nivele të larta. Uellsjani ka qenë protagonist në të 3 golat e tjerë. Fillimisht ishte Evans që shënoi pas një rrëmuje në zonë, dhe dhjetë minuta më pas do të ishte Smolling që shënon golin e katërt. Leverkusen kundërpërgjigjet në të gjitha menyrat por nuk arrin të gjejë as golin e flamurit. Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte me ketë rezultat do të ishte Nani që do të vendoste emrin në listën e golashënuesve.Në takimin tjetër të grupit A, Shahktar Donesk ka shkatërruar totalisht Real Sociedadein me rezultatin 4-0. Në këtë takim spikati Douglas Kosta që shënoi një dygolësh shumë të bukur. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjet e fundit, ndërsa për momentin e kualifikuara është skuadra Ukrainase që ka një pikë më shumë se Leverkusen.