Reali bën show me 10 futbollistë ndaj Gallatasarait

Nga Madridi ka mbërritur një tjetër dhuratë për Juventusin, reali i Madridit edhe pse me 10 lojtarë ka arritur të marr një fitore të thellë 4-1. Ndeshja u hap ashtu siç pritej me 45 mijë fytyrat e Kristiano Roanldos kudo në stadium, me portugezin që këtë ndeshje nuk e luajti dot në fushën e blertë.Në fillimin e ndeshjes të dyja skuadrat më shumë studiuan lojën e njëra tjetrës. Deri në minutën e 26-të loja do të ishte shumë e qetë me raste sporadike në të dyja anët.  Në këtë minute, Serxhio Ramos u ndëshkua me karton të kuq, pasi pengoi në hyrje të zonës Bulut. Edhe pse me 10 lojtarë Reali do të gjente e para golin me në të Garet Bejl që ekzekutoi shumë saktë një goditje dënimi që shokoi portierin e Gallatasarait. Pas vetëm një minute, Bulut barazon shifrat duke i dërguar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes në një barazim.Në pjesën e dytë edhe pse do të ishin me një lojtarë më pak madrilenët janë dominues duke shënuar një tjetër gol me anë të mbrojtësi Arbeloa, që gjendet në zonë si një sulmues i pastër. Goli tjetër do shënohet në minutën e 63-të me Di Marian që merr një top nga Arbeloa. Golin final dhe më të bukurin e kësaj sfide o ta shënonte Izko që dhuron spektakël dhe në fund fal një shpërqëndrim të mbrojtjes kundërshtare shënon golin e katërt.