Kualifikohen Lion, Valencia dhe Frankfurt
Olimpik Lion ka marr një fitore shumë të vështirë ndaj Betisit. Skuadra e drejtuar nga Remi Garde ka mundur të marr një sukses minimal ndaj spanjollëve duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën tjetër.Loja ishte e barabartë, por francezët kishin më shumë fat për të gjetur golin që ju siguroi 3 p[ikë. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Gomis, i cili në minutën e 66-të, arriti të zhbllokojë ndeshjen. Betis reagoi duke krijuar shanse të mira po nuk mundi të gjejë rrugën e rrjetës. Me këtë fitore Lion kalon në vendin e parë në grup,ndërsa Betis duhet ët fitojë edhe ndeshjen e fundit për të shkuar më tej.Valncia ka marr hak për humbjen e thellë që pësuan në ndeshjen e parë ndaj Suonsi. Ullsjanët nuk treguan formën e tyre m të mirë. Trajneri Loudrup kurseu disa nga yjet e tij për ndeshjen e vështirë që do të ketë në fundjavë ndaj Manchester Sitit. Vlencia e nisi mjaftë mirë ndeshjen duke dominuar minutat e para. Pajero ishte heroi i spanjollëve që përfitoi nga një gabimi portierit kundërshtar që doli gabimisht nga porta. Valencia mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë, por sulmuesit e tyre shpërdoruan raste të pastra.Entrakiti I Frankfurtit ka marr një fitore të pastër në Francë ndaj Bordosë, të cilët I dhanë lamtumirën këtij kompeticioni. Ndërsa skuadra gjermane është kualifikuar për më tej. Në takimin e mbrëmshëm Frnkfurti shfrytëzoi më së miri rastet e saj dhe shënoi me Lanig në minutën e 78-të golin që vlen 3 pikë dhe kualifikimin.