Chelsea "shokohet" sërish nga Baseli por kualifikohet
Baseli duket se ka marr dorën Chelseat teksa e ka mposhtur sërish këtë herë në fushën e saj me rezultatin 1-0. Jose Murinjo edhe pse u qeth, sërish nuk pa pasur fat për të marr hak ndaj skuadrës zviceriane.Sinalin e parë për anglezët do ta jepte Frei në minutat e para të takimit por Ceh është i gatshëm në katërkëndëshin e tij. Chelsea reagon menjëherë teksa Ivanovic jep një top të bukur në zonë për Samul Eto që nuk arrin dot te topi për ta devijuar në rrjetë. Baseli luan mirë dhe rrezikon sërish me Salah por Ceh grushton në goditje nga këndi.Më pas vendasit do të pretendonin edhe për 11-metërsh teksa Lampard e prek topin me dorë por për gjyqtarin nuk ka penallti. Salah është sërish i pafat pas disa minutash kur topi i tij përfundon në reflekset e portierit te Chelseat. Murinjos do ti fillonin dhimbjet e kokës teksa Samuel Etto lë fushën e lojës pasi pësoi një dëmtim muskulor. Edhe në pjesën e dytë vendasit do të vazhdonin dominimin e tyre teksa Shar e plas në top portirin çek të bluve. Goli do të vinte vetëm në fund në minutën e 87-të me anë të Salah që gjen rrugën e rrjetës.Ndeshja tjetër e Grupit E, ndërmjet Steaua Bucurestit dhe Schalkes, është mbyllur pa gola. Chelsea tashmë është kualifikuar dhe duhet ta fitojë ndeshjen e fundit ndaj Steauas për ta mbajtur vendin e parë në grup. Nga ana tjetër, Schalkes i duhet fitorja ndaj Baselit për të qenë në 1/8 e finales. Në rast të barazimit, do të kualifikohej ekipi zviceran.Ndërkohë në grupin G, është ndërprerë rrjedha e qindpërqindtë e fitoreve të Atletico Madridit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Zenit St. Petersburgu ka arritur në nxjerrë një barazim prej 1-1 në Stadion Petrovskij. Skuadra spanjolle që nuk luante me formacionin e vet më të fortë, kaloi në avantazh përmes Adrian, i cili u asistua nga Raul Garcia (53'). Mirëpo, Toby Alderweireld e devijoi topin në portën e gabuar duke u siguruar një pikë vendasve (74').Atletico Madridi numëron 13 pikë pas pesë xhirosh, ndërsa e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë e Grupit G që në xhiron e kaluar. Nga ana tjetër, Zeniti do të luftojë me Porton për skuadrën e dytë që do të kualifikohet nga ky grup. Skuadra portugeze Porto e komplikon vetë pozitën e saj pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Austrisë së Vienës.