Bundesliga, luhet java e14-të
Bundesliga këtë fundjavë do të luaj aktin e 14-të të saj. Kjo javë u hap mbrëmë, ku Volfsburgu dhe Hamburgu ndanë nga një pikë në "Volsvagen Arena", duke ruajtur thuasje të njëjtat pozita në tabelën e renditjes. Fiilimisht shënuan miqtë me Calhanoglu në minutën e 20, por sapo u mbyll gjysmë ore lojë, Rodriguez barazoi nga pika e bardhë, duke i çuar skuadrat në baraspeshë në dhomat e zhveshjes.45-minutat e dyta ishin më të mira për "Ujqërit", por me gjithë presionin e ushtruar në portën e Adler, nuk pati ndryshim rezultati deri në vërshëllimë e fundit të gjyqtarit.Bayerni me fitoren ndaj Dortmundit javën e kaluar e rriti në 7 pikë diferencën me rivalët kryesorë, ndërsa tashmë një mendje është në Kupën e Botës për klube që do të luhet muajin e ardhshëm në Marok. Ndaj edhe fitorja është një synim. Lojtarët e ekipit bavarez do të bëjnë çmos për të thelluar akoma më shumë diferencën me ndjekësit.Bavarezët do të luajnë pikërisht në Allianz Arena, do të kenë skuadrën më të dobët të kampionatit, Eintracht Braunschweig, që rikthehet për të luajtur ndaj Bajernit në Bundesliga pas 28 vjetësh.Përballë do të jenë një prej mbrojtjeve më të dobëta në Gjermani dhe sulmi më i frikshëm që ka realizuar gat-gati katër fishin e golave që ka shënuar gjithsej ekipi debutues në Bundesligë.7 sezone në drejtimin e Mainz nuk harrohen lehtë dhe në fakt ishte pikërisht ky klubi që bëri të famshëm një si Jurgen Klopp. 46-vjeçari është më i qetë pas fitores së mesjavës në Champions ndaj Napolit që e riktheu te suksesi skuadrën e tij pas tre disfatave radhazi me ekipe të tilla si Arsenal, Wolfsburg e Bayern.Verdhezinjve do t'u mungojnë sërish shumë lojtarë. Përsa i përket Leverkusenit fitoret me Hamburg-un dhe Hertha-n duhen harruar me shpejtësi dhe mbi të gjitha humbja katastrofike 0-5 ne mesjavë me M.United.Momenti i duhur mund të jetë përballja me Nurembergun që ende nuk e ka një fitore në kampionat, pak a shumë si Shtuttgarti për Schalke-n, që të paktën këtë fundjavë mund të harrojë dështimet radhazi në Champions, ndërsa Borussia Monchengladbach ndaj Freiburg-ut ka një shans të artë për t'i bërë pesë fitoret rresht.