Fitojnë PSG, City dhe Bayerni

Paris Sant Germain nuk fali Olimpiakos në “Park de Prins”, ku ju deshën vetëm 7 minuta Zllatan Ibrahimoviç për të kaluar para francezët që gjithsesi patën jetën të vështirë me grekët që barazuan me Manolas 10 minuta para fundit. Por pikërisht në fund ishte Edinson Cavani, Matadori që siguroi fitoren dhe kualifikimin zyrtar për skuadrën e Blanc. Në ndeshjen tjetër të grupit hedh një hap drejt kualifikimit edhe Benfica falë fitores 2-3 në fushën e belgëve të Anderlecht.Nën temperatura shumë të ulta në Moskë, Bajerni ka arritur të marr një fitore jo me shumë vlerë në asketin e kualifikimit. Pas 17 minutash gjermanët ishin në avantazh, Kroos vodhi topin në mesin e fushës, tre prekje, pasim për Myller që e kaloi në zonë ku konkretizoi. Goli i 6 dhe plot 5 asiste të holandezit në 7 ndeshjet e tij të fundit në Champions. Nota e stonuar për bavarezët erdhi me dëmtimin e kapitenit Filip Lahm pas 27 minutash, duket si dëmtim muskular gjithsesi gjithçka do të saktësohet pas ekzaminimeve në Bavari.Dyfishimi erdhi kur rusët dukej se ishin në momentin e tyre më të mirë, Mario Gotze morri topin krijoi hapësirë dhe ndëshkoi me të majtën e tij nga limiti i zonës në minutën e 6 të pjesës së dytë. Goli i CSKAs erdhi nga Keisuke Honda me njëmbëdhjetmetërshin e akorduar pas prekjes së topit me dorë nga Dante në zonë. Pas vetëm 4 minutash erdhi dhe vula e 3-1, shtyllë e Gotzes, në rikthimin e topit Robben u rrëzua nga Shelnikov, nga pika e bardhë firmosi Myller. Nuk zhgënjen as Manchester City që përballë një Viktoria Plzen që luajti me kokën lart fitoi 4-2 një sfidë rokamboleske falë finalizimeve të Agueros, Nasri, Negredo dhe Edin Dzeko.