Blanc i trembet Barcelonës
Laurent Blanc nuk e dëshiron një përballje me Barcelonën në raundin tjetër të Champions League. Trajneri i Paris Saint Germain foli rreth ecurisë së të skuadrës së tij, por edhe për shanset që mund të kenë parizienët në fazën e 1/16-ve në kompeticionin më elitar europian për klube."Është shumë mirë të jemi të parët në grup sepse kështu do të kemi më shumë shanse kur të hidhet shorti" ka theksuar ai.Klubi parizien në fakt e ka arritur këtë objektiv, qëndron në krye të Grupit C me një avantazh të konsiderueshëm ndaj Olympiakos dhe Benficas, që renditen respektivisht në vend të dytë dhe të tretë me 6 pikë diferencë. Blanc nuk heziton ta përdorë fjalën fat, duke thënë se Parisit do t'i duhet diçka e tillë për të vazhduar marshimin përpara në Champions."Do të na duhet pak fat për të ecur përpara dhe për të shmangur skuadrat e mëdha, si ndonjë nga Katalunja për shembull" tha trajneri .Nuk e thotë hapur, por tekniku francez nënkupton Barcelonën si ekipin që nuk dëshiron ta ketë përballë në 1/16-ta. Në fund, Blanc pohoi se nuk preferon që Paris Saint Germain të shikohet si favorit në Champions, por pa dyshim që dëshira e tij është që skuadra të shkojë sa më larg. Ndërkohë që presidenti Al Kelaifi gjatë një deklarate për L'equipe ka deklaruar se Blanci meriton një rinovim të kontratës.