Mourinho: Galiani një xhentillmen i vërtetë

Në konferencën e radhës për shtyp, trajneri i Chelseat, Jose Muirinjo, nuk mundet të mos flasë edhe për një armik dhe mik të dikurshëm si Adriano Galiani për të cilën ka rezervuar disa fjalë të mira."Për të mund të flas vetëm mirë. Është një xhentëlmen dhe për të kam respektin maksimal. Ka qenë drejtuesi më i rëndësishëm i skuadrës së vërtetë rivale në sezonet e mia te Inter. Është një drejtues i njohur në botë dhe i uroj të shijojë jetën, pasi futbolli të jep shumë, por të merr dhe po aq shumë, sidomos në planin privat" tha Murinjo.Portugezi më pas folin edhe për skuadrën e tij dhe nga humbja në mesjavë me Baselin. Ai e justifikoi këtë gjë si lodhje dhe si diçka normale që mund ti ndodh çdo gjë."Të dielën do të jemi gati të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme me Southampton. Bilanci mbetet pozitiv. Jemi kualifikuar në Champions, jemi në çerekfinalet e Kupës së Ligës dhe pranë kreut të klasifikimit" -tha Special One.Murinjo më pas foli edhe për 40-vjetorin e Rajan Giggs. Ai kujtoi se për herë të parë e ka parë në vitin 1998-ën. Sipas tij ai meriton respekt maksimal për natë që ka dhe në fushën e lojës. Mourinhio shfaqet i suprizuar nga çështja e skandalit të basteve me 7 arrestimet që ndodhën në Angli."Nuk arrij ta kuptoj këtë fenomen, pasi bastet janë larg mendjes time. Në futboll është e paimagjinueshme që të ndodhin gjera të tilla".Për sa i përket merkatos, portugezi konfirmoi se për momentin Chelsea nuk ka nevojë të blejë. Sipas tij skuadra do të respektojë Fair Play financiar dhe më pas në verë mund të bëhen disa blerje.