Seria A, luhet java e 14-të

Kjo javë do të jetë spektakolare në Serinë A, po ky spektakël duket se është rezervuar vetëm për ditën e diel, atje ku do të luajnë të gjitha skuadrat e mëdha. Këtë javë për herë të parë në krye të renditjes nuk do të jetë më Roma, por Juventus e cila me fitoren në transfertën ndaj Livornos është ngjitur për herë të parë në vendin e parë për ketë vit. Përballë bardhezinjve do të jetë Udineze që gjithashtu vjen një sukses 1-0 ndaj Fiorentinës.Skuadra e Guoidolin do të provojë t’ja bëjë jetën më të vështirë zonjës në "Juventus stadium" . Ndërkohë që Antonio Konte nuk toleron gabime, pasi skuadra ka nevojë të ruajë ecurinë e fitoreve radhazi për të të qenë më të qetë edhe për sfidën e 10 dhjetorit ndaj Gallatasarait. Roma e Rudi Garsias do të ketë një transfertë ferri ndaj Atalantës.Verdhekuqtë do të tentojnë të gjejnë rrugën e fitoreve, pasi kanë 3 javë që janë ndalur në barazim. Nga ana tjetër Atalanta vjen pas humbjes me Sasuolon, por në fushën e saj është me të vërtet një rival shumë i fortë. Inter do të hap spektaklin e së dielës teksa në orën 12 e 30 do të ndeshet me Samdorian. Ekipi i Mazarrit vjen pas një barazimi me Bolonjën në transfertë dhe kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme edhe për vet faktin se në "San Sairo" do të kenë një tifoz special, presidentin e ri, Erik Tohir.Milan nga ana tjetër jo më nën epoken Galiani do të synojë të gjejë 3 pikët e harruara në transfertën e Livornos. Vendasit vijën pas dy humbjesh me Interin dhe Juventusin dhe këtë herë kërkojnë të ngrejnë krye ndaj një skaudër në krizë rezultatesh. Supersfida e javës së 14-teë do të luhet në "Olimpiko" atje ku përballë njëra-tjetrës do të vendosen Lacio dhe Napoli. Një duel interesant për Lacion që synon të ngjitet në vendet e para në klasifikim.