Guardiola i shqetësuar për dëmtimet
Bajerni i Mynihut do të luajë sot një ndeshje aspak të vështirë në letër. Pep Guardiola nuk do ta ketë në dispozicion lojtari më kyç të Bayern kapitenin, Philipp Lahm - i cili u dëmtua në mesjavë në ndeshjen përballë CSKA.Bavarezët janë kryesues të padiskutueshëm në Bundesligë me 35 pikë dhe pas plotë 13 ndeshjeve nuk kanë as edhe një humbje, me vetëm dy barazime. Braunschweig është në fundin e tabelës me 8 pikë, aq sa ka edhe Nurnberg, dy skuadra të cilat janë në pozicion mjaft të vështirë. Miqtë në 18 ndeshje në Bavari kanë 4 fitore dhe 14 humbje.Te Bayern , Bastian Schweinsteiger, Xherdan Shaqiri dhe Claudio Pizarro vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe do ta humbin këtë sfidë. Teksa, në mbrojtje Diego Contento, Holger Badstuber si dhe kapiteni, Lahm gjithashtu mungojnë në këtë ndeshje. Ndërsa, Franck Ribery pas dy ndeshjeve të humbura, është i gatshëm për sfidën kundër Braunschweig. Guardiola beson se mbështetja e tifozëve do të jetë më e nevojshme se kurrë."Kjo është një situatë e vështirë për sa i përket dëmtimeve. Nuk e di se cila është gjenda e skuadrës, por shpresoj që ta kemi mendjen në vend. Kur këmbët tona nuk kanë shumë forcë na nevojitet mbështetja e fansave tanë. Do të na duhet të mbijetojmë për 2-3 javët e ardhshme. Ja përse kemi edhe një skuadër të dytë" - ta trajneri spanjoll.Duke iu referuar përballjes me skuadrën që u ngjit këtë sezon në Bundesliga, trajneri spanjoll i bëri thirrje lojtarëve të tij që të mos i nënvleftësojnë kundërshtarët që kanë arritur rezultate impresionuese ndaj disa prej skuadrave më të mira të Bundësligës duke nënvizuar një faktor veçanërisht të rëndësishëm.