Garcia: Më mirë të dytët, jemi më të qetë

Rudi Garsia në konferencën për shtyp të radhës në vigjilje të sfidës ndaj Atlantës ka lëshuar fjalë të mira për skuadrën e tij. 3 barazime radhazi në Serinë A janë sinjël alarmante se diçka nuk po shkon mirë në kampin verdhekuq, por Garsia nuk e pranon se Roma e tij ka probleme."Kemi fituar 10 ndeshje dhe barazuar tre, kemi mbrojtjen më të mirë në Europë. Kemi shënuar në 12 nga 13 sfida të luajtura, e nëse marrim në konsideratë statistikat kutpojmë se janë më të mirat e sezonit. Kemi akoma mbrojtjen më të mirë dhe besoj se mund të vazhdojmë rrugën tonë në mënyrë shuëm të mirë"- tha Garsia.Më pas trajneri i verdhekuqve nuk harroj të flas edhe për kundërshtarin Atlantën me të cilin historikishtë nuk e ka pasur aspak të lehtë."Historikisht Bergamo ka qenë një fushë e vështirë, sepse Atalanta luan mirë në shtëpi. Synimi ynë është i njëjtë: Të marrim maksimumin e pikëve. Ndeshje e nxehtë? Me kanë thënë që ka rivalitet të madh mes tifozërive, por në të gjitha stadiumet e botës duhet ekzistojë respekti për kundërshtarin".Në fund dha një komnet edhe për deklaratat e Palotës, që e cilësoi si Fergusonin e Romës."E kam për nder që Presidenti flet kështu për mua.Vlerësimi i Palotës, më nxit të jap më të mirën për Romën. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me shoqërinë dhe futbollistët dhe dua të tregoj se jam në lartësinë e komplimentave që kam marrë pa harruar se të gjithë jemi të lidhur me rezultatet."Sa i përket formacionit Garsia tha se Destro nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta, ndërsa Francesko Toti nuk ka mundur të riaftësohet në kohë.