Dortmund mund Napolin, Arsenali siguron kualifikimin

Beteja e "Signal Iduan Park" mesa Dortmund dhe Napolit , ka përfunduar me fitoren gjermanëve. Nënkampionëve të Evropës ju nevojitej një fitore për të shpresuar në kualifikimin për në fazën tjetër ndaj një kundërshtari direkte si Napoli.Edhe pse kishte mungesa të shumta, ekipi i Klopp tregoi fuqinë e saj. Dortmundi e nisi mjaft mirë ndeshjen dhe kishte raste të pastra shënimi. Vendosja e Sebastian Kehl në mbrojtje ishte një zgjedhje e mirë pasi kapiteni i verdhezinjve bëri një ndeshje për tu pasur zili. Goli nuk do të vononte shumë, pas 10 minutash Fernandez bëri një ndërhyrje të gabuar në zonë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë Ros është i pagabueshëm dke kaluar gjermanët në avantazh. Pepe Reina më pas me ndërhyrjet e tij rezultoi deçiziv pasi ekipi vuajti nga rastet e shumta të krijuara nga Dortmundi.Me fillimin e pjesës së dytë, Napoli ndryshoi marsh, duke rritur presionin ndaj kundërshtarit. Në minutën e 50-të ishte Higuain që humbi një rast shumë të mirë. Në momentin më të mirë të miqve, vendasit ndëshkojnë me golin e dytë me anë të Nuri Shahin. Benitez vendos të ndryshojë diçka në lojën e tij duke hedhur në fushë Isninjen. Talenti i Napolit shënon golin e shpresës në minutën e 71-të. 10 minuta para fundit të sfidës Napoli mori edhe goditjen e tretë. Aubomejang shënoi golin që vulosi fitoren dhe ngjalli shpresat për kualifikim, ndërsa për Napolin ato janë shuar disi.Arsenali ka marr një fitore të lehtë në shtëpinë e saj ndaj Olimpik Marsejës. Skaudra e Venger e gjeti menjëherë golin pas vetëm 30 sekondash, me anë të mesfushorit Xhek Uelshajer. Topçinjtë dominuan gjithë ndeshjen dhe nuk e vunë në dyshim për asnjë moment fitoren e tyre. Miqtë treguan një lojë të dobët teksa edhe në misionin e tyre për tu mbrojtur gjithë kohës nuk arrijnë të marrin qoftë një pikë.Në pjesën e parë Mesut Ozil humbet edhe një penallti, pasi gjuajtja e tij u prit nga Mandanda. Uelshajder pas një kombinimi me Ramsej mposhti për herë të dytë portën e francezëve. Pas kësaj fitore Arsenali ngjitet në krye të grupit F, duke siguruar një biletë në grupin më të vështirë atë të Ferrit.