Real, Barcelona dhe Atletiko dhurojnë spektakël
Real Madridi nuk di të ndalet në La Liga. Skuadra e Ancelotit arrinë të fitojë thellë 5-0. Pas vetëm tre minutash, Ronaldo gjen golin e avantazhit, ndërkohë që në vazhdim "galaktikët" realizojnë 4 herë të tjera, duke marrë një fitore të lehtë.Ronaldo shënon golin e 77-të nga nisja e vitit. Ndërkaq fitorja u zbeh disi teksa Ronaldo doli nga loja shtatë minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë. Ai pati një shqetësim në kofshën e majtë dhe kërkoi zëvendësimin për të mos përkeqësuar dëmtimin. Karim Benzema e dyfishoi rezultatin pas një asistimi pikërisht nga Jese në minutën e 61-të dhe menjëherë më pas francezi u largua nga loja për t'i bërë vend Alvaro Moratas. I erdhi radha të shënonte edhe supertransferit Gareth Bale në minutën e 72-të, ndërsa menjëherë pas shënoi Isco në të 74-ën, edhe në këtë gol ishte i përfshirë Jese. Alvaro Morata shpagoi besimin e trajnerit duke shënuar golin e pestë dhe të fundit për Blancos në minutën e 81-të.Mungesat e kanë ndalur Barcelonën. Pa Valdesin në portë, Mesin, Ksavin, katalanasit mundin Granadën me rezultatin 4- 0, duke marrë tri pikë të tjera me vlerë. Pas 4 minutash, një kontakt brenda zonës mes Foulkuierit dhe Fabregasit gjykohet si penallti nga arbitri i takimit dhe Iniesta që gjuan, i çon vendësit në avantazh. Në minutën e 24- të Piti godet traversën nga 20 metra. Në minutën e 40-të Fran Riko rrëzon Iniestan brenda zonës dhe këtë herë penalltinë e kthen në gol Fabregasi duke e çuar rezultatin në 2-0. Pjesa e dytë nis pa shumë ritëm, me një tentativë të vetme të Pedros. Në të 71-ën minutë Niom vetëm përballë Pintos gjuan, por gardiani pret dhe pasi blaugranat rinisin kundërsulmin, është Nejmar që i jep Sançezit asistin për golin e tretë. Kileni ka realizuar 11 gola në 10 takimet e fundit.Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 7-0 në derbin lokal ndaj Getafes që u zhvillua në Estadio Vicente Calderon. Pas një harkimi të Kokes, Raul Garcia i kaloi vendasit në avantazh (26'). Alberto Lopo e gaboi portën duke bërë që Atletico të shkonte në pushim me epërsi të dyfishtë (36'). Largimi i Juan Valeras me kartonin e dytë të verdhë (42'), u mundësoi lojtarëve të ekipit vendas që të shënonin edhe më shumë gola në fraksionin e dytë. David Villa (49') dhe përsëri Raul Garcia (52') e ngritën epërsinë në 4-0. Pak minuta pasi hyri në lojë, Diego Costa u regjistrua menjëherë në listën e golashënuesve (69'). Villa realizoi golin e dytë personal pas asistimit të Adrian (78'), ndërsa ky i fundit e vendosi rezultatin e takimit (90').