Ancelotti: Nuk ka tolerime, dua fitore ndaj Gallatasarait

Reali i Madridit është kualifikuar për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve por skuadra galaktike do të tentojë një fitore prestigji. Trajneri Italian, Karlo Anceloti, duket se do të mendojë të marr një fitore për ti bërë një nder të vogël një ekipi italian si Juventus."Dëshirojmë të sigurojmë vendin e parë në grup. Kemi edhe dy ndeshje të cilat dëshirojmë t'i fitojmë. Nuk do të bëjmë lëshime por do të japim maksimumin" - tha Anceloti.Carlo Ancelotti konfirmon mungesën e Cristiano Ronaldos në sfidën ndaj Gallatasarayt në Champions League. Ai konfirmoi se portugezi ka një problem të vogël dhe nuk dëshiron ta rrezikojë. Sipas italianit Ronaldo do të rikthehet të luaj të shtunën në La Liga. Ndërkohë Ancelotti nuk bën të ditur se kush do të zëvendësojë yllin portugez, ndërsa la të kuptohej se ose Jese ose Di Marias me shumë mundësi do të luajnë në vendin e tij.Dëmtimi i Khedirës sjell domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit në lojën e Realit. Për këtë italiani është i qartë."Më pëlqen që ekipi të luaj 4-3-3 apo 4-4-2. Është dicka e mirë të luash me sisteme të ndryshme. Mendoj që Casemiro dhe Di Maria mund të luajnë në pozicionin e Khedirës. Casemiro mund të jetë titullar, por më pëlqejnë edhe Xabi e Illaramendi. Futbollistët duhet të jenë profesionistë dhe të kalojnë problemet që sjell vendosja në fushë" - tha strategu Italian.Reali pritet të luaj sonte me formacionin 4-2-3-1:Në portë do të jetë Kasijas, në mbrojtje, Arbeloa, Pepe, Serxhio Ramos, Marselo. Në mesfushë Kasemiro dhe Ijaramendi ndërsa treshja Bejl, Isko dhe Hese do të mbështesin Benzeman të vetëm në sulm.